Përshkrimi
Big Market, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po zgjerohet dhe synon të përforcojë ekipin me punonjëse salle për marketin që ndodhet në zonën e Parkut të Autobuzave-Rr. Kavajës-Tiranë.
Detyrat
- Merret me vendosjen dhe organizimin e mallrave në raftet përkatëse.
- Siguron që secili produkt i ekspozuar të ketë çmimin përkatës të afishuar.
- Ndihmon në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të klientëve.
- Evidenton kërkesat që mbeten të paplotësuara nga klientët dhe i përcjell ato te menaxheri ose përgjegjësi.
- Përkujdeset për pastërtinë e marketit dhe të rafteve.
- Mbikëqyr ruajtjen dhe sistemimin e produkteve sipas parimeve të HACCP.
Kualifikimet
- Kërkohet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Duhet të jetë e gatshme të punojë me turne.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në grup.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Kërkohet angazhim maksimal gjatë orarit të punës.