Përshkrimi
Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po zgjerohet dhe po kërkon të shtojë ekipin me punonjëse salle për marketin në Kavajë.
Detyrat
- Sistemon mallrat në raftet e përcaktuara.
- Siguron që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës të vendosur.
- Kujdeset për përmbushjen e nevojave të klientëve.
- Evidenton kërkesat e klientëve që nuk janë plotësuar dhe ia përcjell menaxherit ose përgjegjësit.
- Mban të pastër ambientin e marketit dhe raftet.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe organizimin e produkteve sipas parimeve të HACCP.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të jetë e gatshme të punojë me turne.
- Të ketë aftësi për bashkëpunim në grup.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të tregojë angazhim maksimal gjatë orarit të punës.