Përshkrimi
Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, është në proces zgjerimi dhe kërkon të shtojë stafin e tij me punonjëse salle për marketet e veta ne zonen e Astirit (Pallatet Çabej).
Detyrat
- Bën sistemimin e mallit nëpër raftet e caktuar.
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës.
- Kujdeset për plotësimin e nevojave të klientëve.
- Mban shënim kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ja raporton menaxherit apo përgjegjësit.
- Kujdeset per mbajtjen pastër të marketit dhe rafteve.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirorganizim e tyre sipas parimeve te HACCP.
Kualifikimet
Të ketë arsimim të mesëm.
Të jetë fleksibël me turnet e punës.
Të ketë aftësi për të punuar në grup.
Aftësi shume të mira komunikuese.
Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.