• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
BIG MARKET

Operatore Finance Yzberisht

BIG MARKET
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri ofron pozicion vakant për Operatore Finance.

Detyrat

  • Kontrollon marzhin, shitjet, të ardhurat, shpenzimet dhe raporton në bazë ditore, mujore, tremujore dhe vjetore për to.
  • Bën plotësimin e formularëve të TVSH, SIG, TAP, Tatim në Burim, deklarimin online të tyre dhe pagesat brenda afateve të përcaktuara.
  • Bën rakordimin me furnitorët, rregullimin e artikujve me minus, rivlerësimin dhe kontrollin e kostove në sistem çdo ditë.
  • Ёshtë përgjegjës për regjistrimin e faturave në sistem dhe pagesat e furnitorëve sipas afateve të kontratave dhe stokut.
  • Bën çdo detyrë tjetër shtesë të caktuar nga administratori, Zyrat Qëndrore dhe i raporton ato në kohen e duhur.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë Fakulteti Ekonomik.
  • Eksperienca në pozicione të ngjashme do të përbëjë avantazh.
  • Të ketë njohuri të sistemit Financa 5.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).

Shënime

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.