Përshkrimi
Kompania kërkon të angazhojë një Operatore finance, me ose pa përvojë të mëparshme pune, për vendndodhjet në Don Bosko, pranë Gjykatës Administrative, si edhe në Astir, pranë Arc Hotel.
Detyrat
- Mban përgjegjësi për hedhjen e faturave në sistem dhe verifikon çdo ditë përputhjen e tyre me self-care, në mënyrë që të mos ketë mospërputhje.
- Kryen rakordime me furnitorët, sistemon artikujt me minus, bën rivlerësime dhe kontrollon kostot në sistem në baza ditore.
- Në bashkëpunim me menaxherin/en, realizon inventarë të pjesshëm dhe kërkon inventar të plotë për të vlerësuar ecurinë e proceseve, më pas raporton pranë Zyrës.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar fakultetin e ekonomisë.
- Kërkohen njohuri në fushën e financës.
- Paga 60 000 leke neto