• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
BIG MARKET

Operatore Finance Big Market Vasil Shanto

BIG MARKET
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Ky pozicion merret me hedhjen në sistem të faturave të shitjes dhe të blerjes, verifikimin e saktësisë së dokumenteve, pranimin e mallrave të furnizuara dhe përmbushjen e detyrave të tjera të ngjashme.

Detyrat

  • Pranon mallrat e furnizuara duke u siguruar që ato përputhen plotësisht me porositë e kryera nga kompania.
  • Hedh në sistem me saktësi të gjithë dokumentacionin që lidhet me veprimtaritë ekonomike dhe financiare që mbulon.
  • Regjistron faturat e shitjes dhe të blerjes.
  • Krijon regjistrimet për produktet e reja duke përfshirë të gjithë të dhënat e nevojshme, si përshkrimi, barcod-i dhe klasifikimet.
  • Pasqyron veprimet e magazinës dhe bën rakordimin e lëvizjeve të mallrave.
  • Verifikon saktësinë e dokumentacionit të magazinës për hyrjet dhe daljet, si edhe dokumentet shoqëruese, përfshirë faturën, urdhrin e dorëzimit dhe fletën e kërkesës. Ky kontroll bëhet si nga ana vizuale për elementet e dokumentit, ashtu edhe për saktësinë e veprimeve.
  • Kryen pranimin në dorëzim të mallrave.
  • Regjistron veprimet e arkës dhe mbyll çdo ditë librin e arkës.
  • Realizon edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojës.

Kualifikimet

  • Të ketë njohuri të mira për programin Financa 5.0.
  • Të ketë njohuri mbi dokumentacionin ekonomik, bankar dhe financiar.
  • Të zotërojë aftësi analitike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Të dijë të përgatisë raporte.
  • Të tregojë saktësi dhe korrektësi gjatë menaxhimit të disa detyrave njëkohësisht.
  • Të jetë e orientuar drejt përmbushjes së detyrave brenda afateve të përcaktuara.
  • Të jetë fleksibël në punë, edhe kur i caktohen përgjegjësi të tjera.
  • Të ketë Diplomë Universitare bachelor në Ekonomi/Finance/Kontabilitet.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të kompjuterit, si edhe të paketës Office dhe Outlook.