Përshkrimi
Kompania kërkon të punësojë një Operatore finance, me ose pa përvojë pune.
Vendi i punës ndodhet në zonën e Don Boskos, pranë Gjykatës Administrative, si edhe në Astir, pranë Arc Hotel.
Paga ofrohet në nivel të kënaqshëm.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Mban përgjegjësi për hedhjen e faturave në sistem dhe për kontrollin e tyre të përditshëm në self-care, me qëllim që të mos ketë asnjë mospërputhje.
- Kryen rakordimet me furnitorët, rregullon artikujt me minus, bën rivlerësimin dhe verifikon kostot në sistem çdo ditë.
- Në koordinim me menaxherin/en, realizon inventare të pjesshme dhe kërkon inventare të plota për të verifikuar ecurinë e proceseve, më pas raporton për rezultatet pranë Zyrës.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar fakultetin e ekonomisë.
- Kërkohen njohuri në fushën e financës.