Përshkrimi
Big Market po kërkon të angazhojë një Kasap.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Të bëjë prerjen, ndarjen në copa dhe përgatitjen e mishit sipas kërkesave të klientëve dhe standardeve të biznesit.
- Të ofrojë shërbim në banakun e mishit me saktësi dhe profesionalizëm.
- T'u japë klientëve këshilla për llojet e mishit, prerjet përkatëse dhe përdorimin e tyre, sipas nevojës.
- Të verifikojë cilësinë, freskinë dhe paraqitjen e produkteve të mishit që ekspozohen për shitje.
- Të organizojë dhe të rimbushe vazhdimisht banakun e mishit për të garantuar furnizim të rregullt.
- Të zbatojë rregullat e higjienës, sigurisë ushqimore dhe sigurisë në vendin e punës.
- Të përdorë me kujdes dhe në mënyrë të sigurt pajisjet e punës, përfshirë thikat, peshoret dhe makineritë e prerjes.
- Të mirëmbajë pastërtinë dhe dezinfektimin e banakut, pajisjeve dhe hapësirës së punës.
- Të mbikëqyrë ruajtjen e mishit në kushte të përshtatshme temperature dhe higjiene.
- Të njoftojë përgjegjësin e sektorit për çdo çështje që ka të bëjë me cilësinë e produkteve, pajisjet ose furnizimin.
Kushtet e punës ofrohen shumë të mira dhe paga është shumë e kënaqshme.
Adresa: Big Market tek pallatet Cabej, Rr. Thoma Koxhaj, përballë Kmy.