Zyrtar për biblioteka
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani"
Titulli i punës: Zyrtar për biblioteka
Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Profesional 3
Klasa e pozitës: K8
Koeficienti: 7.5
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Periudhë të pacaktuar
Data e njoftimit: 24.04.2026
Afati për aplikim: 25.04.2026-24.05.2026
I përgjegjës/ja: Udhëheqësit të Divizionit të Bibliotekës Digjitale
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i detyrave që kërkojnë njohuri/koncepte bazë nga fusha përkatëse të arsimit ose shprehje bazë të marra zakonisht me arsim të mesëm me një përvojë bazike pavarësisht nga fusha apo specialiteti.
- Kryerja e detyrave të caktojura nga eprori ose një zyrtar i vjetër me përvojë, sipas udhëzimeve të qarta dhe të detajuara; zgjidhja e problemeve të thjeshta.
- Kryerja e punëve rutine brenda një funksioni për përmbushjen e detyrave që nuk kërkojnë përvojë të mëparshme pune.
- Zbatimi i punëve konkrete sipas udhëzimeve dhe procedurave të mirë-detuara dhe standardeve.
- Puna kryhet nën mbikëqyrje të afërt të eprorit ose zyrtarit të një klase më të lartë, i cili jep udhëzime verbale ose me shkrim.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi.
- Ta njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i/e aftë shëndetësisht dhe profesionalisht për detyrën.
- Të mos jetë i/e dënuar me dashje për vepër penale.
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik.
- Të ketë arsimimin, përvojën profesionale dhe aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale:
a) Arsimimi i kërkuar:
- Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të.
b) Kërkesat specifike:
- Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi.
c) Përvoja e punës e kërkuar:
Kërkesat (njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) të përgjithshme të nevojshme:
- Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimit dhe trajnimeve bazike.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe për të përcjellë informata tek të tjerët.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Procedurat e konkurimit:
- Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Informata të përgjithshme për të gjithë kandidatët:
- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani" ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre:
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështeten së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.