Titulli i punës: Koordinatore Magazine
Kompania: BGREEN sh.p.k.
Përshkrimi:
- Qellimi i pozicionit: Pozicioni ka për qëllim të organizojë dhe administrojë funksionimin e magazinës, përshirë menaxhimin e hyrje-daljeve të materialeve, kontrollin e inventarit dhe mbikëqyrjen e veglave të punës, me qëllim sigurimin e një procesi të qetë dhe të saktë në mbështetje të prodhimit dhe projekteve.
Detyrat:
- Bën pranimin dhe kontrollin e të gjitha mallrave të dorëzuara në magazinë.
- Kontrollon dhe menaxhon mallin e magazinës duke përfshirë menaxhimin e inventarit.
- Përgatit dokumente për marrjen e produkteve në dorëzim nga ana e tij.
- Kryen sistematikisht inventaret në magazinë.
- Mban përgjegjësi materiale për mallin e depozituar në magazinën e tij, sistemon, dhe rregullon vazhdimisht vendosjen e mallit të depozituar; mban rregull dhe pastërti në magazinë duke bashkëpunuar me punëtorët e magazinës.
- Përgjigjet për gjendjen dhe lëvizjen e materialeve që ka në magazinë.
- Përpilon dokumentin përkatës justifikues Fletë-dalje për çdo lëvizje të mallrave duke zbatuar në çdo rast rregullat financiare.
- Komunikim dhe koordinim i vazhdueshëm me drejtuesin dhe ekipin e projekt-timit.
- Kryen rakordimet për gjendjen fizike dhe kontabel.
- Sigurohet që produktet të jenë të mbrojtura nga çdo dëmtim i mundshëm.
- Zbaton me korrektësi detyrat e caktuara nga supervizori / menaxheri.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme.
- Të jetë i aftë të drejtojë një grup pune me përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Dokumentet e kërkuara:
- Kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i kërkuar.
- Kopje e CV-së.
Shënime:
- Pozicioni është i hapur vetëm për kandidate femra.
- Preferohet që kandidati të ketë vendbanimin afër zonës së Sharrës për arsye praktike të transportit. Megjithatë, aplikimi mbetet i hapur për të gjitha të interesuarat që plotësojnë kriteret.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".