Punonjës në Financa & Kontabilitet
Kompania: BetaTech SHPK
BetaTech SHPK është kompani e specializuar në shitjen e produkteve të teknologjisë informative dhe pajisjeve përcjellëse. Jemi në kërkim të një Asistenti/e në Financa & Kontabilitet me fokus në përdorimin e softuerit ProData.
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse në ProData
- Menaxhimi i furnizimeve dhe përditësimi i stokut
- Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme
- Mirëmbajtja e kartelave të klientëve dhe furnitorëve
- Monitorimi i borxheve dhe obligimeve financiare
- Kontimi i të gjitha transaksioneve financiare
- Regjistrimi i importeve dhe kalkulimi i kostos
- Përgatitja e raporteve mujore financiare
- Bashkëpunimi me kontabilistin e jashtëm
- Të kryejë detyrat e përgjithshme administrative
Kualifikimet:
- Përvojë në financa/kontabilitet
- Njohuri në ProData (kërkesë e fortë)
- Njohuri të mira në Excel
- Aftësi organizative dhe analitike
- Diplomë në Ekonomi/Financa (avantazh)