Pozita: AGJENT /SHITËS AMBULANTIV
Beta Pharm shpk vepron si distributor i produkteve për shëndet dhe mirëqenie, ku përfshihen brendet Floradix, Ice Power, Alpecin dhe Beurer. Kompania është aktive në tregun e Kosovës dhe më gjerë që nga viti 2010, me synimin që produktet që përfaqëson të jenë të pranishme në të gjitha pikat kryesore të shitjes.
Për zgjerimin e veprimtarisë së saj, kompania po kërkon një Agjent Ambulantiv që do t’i bashkohet ekipit të shpërndarjes dhe do të ndihmojë në sigurimin e prezencës së vazhdueshme të produkteve në tregun e Kosovës.
Detyrat Kryesore
- Vizitat: Kryerja e vizitave të rregullta në pikat e shitjes për të ndërtuar raporte me klientët dhe për të prezantuar produktet.
- Marrja e Porosive dhe Shitja Direkte: Pranimi i porosive nga klientët dhe realizimi i shitjeve direkte të produkteve.
- Shitjet dhe Promovimi: Prezentimi i produkteve të reja dhe përmbushja e objektivave të përcaktuara të shitjes.
- Merçandisingu: Sistemimi dhe paraqitja e produkteve në përputhje me standardet e markës, si dhe shfrytëzimi i materialeve promovuese.
- Raportimi: Evidentimi i shitjeve, porosive dhe aktiviteteve në terren, me raportim të vazhdueshëm te menaxhmenti.
- Analiza e Tregut: Mbledhja e të dhënave lidhur me trendet e tregut, nevojat e klientëve dhe aktivitetet e konkurentëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Eksperienca: Kërkohet së paku 1-2 vite përvojë në shitje në teren ose në shpërndarje; përvoja në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies konsiderohet përparësi.
- Arsimi: Nevojitet diplomë e shkollës së mesme, ndërsa arsimi i lartë vlerësohet si avantazh.
- Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëveprimi me njerëz.
- Shkathtësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të kohës.
- Njohuri në negociim dhe shitje për promovim dhe shitje sa më efektive të produkteve.
- Patent shoferi valide.
- Njohje të tregut lokal dhe të pikave të shitjes.
- Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit (MS Office ose mjete të ngjashme).