• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Beta Group

Zyrtar/e e Financave, Faturist/e

Beta Group
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetLipjan2 ditë më parëFull Time

Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:

Zyrtar/e e financave – Lipjan

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr proceset financiare dhe kontabël të kompanisë;
  • Përgatit raporte financiare periodike dhe analiza për menaxhmentin sipas kërkeses;
  • Kontrollon dhe barazon kartelat e blerësve dhe furnitorëve;
  • Siguron saktësinë e faturimit dhe dokumentacionit financiar;
  • Koordinon procesin e detyrimeve financiare;
  • Menaxhon çmimet, kalkulimet dhe mirëmban evidencat financiare të kompanisë;
  • Mbikëqyr stokun/inventarin dhe përgatit raporte mujore;
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për planifikim dhe kontroll financiar;
  • Zbaton procedurat financiare dhe politikat e kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet;
  • Minimum 1 vit përvojë pune në departamentin e financave;
  • Trajnimet dhe certifikimet në fushën përkatëse janë përparësi;
  • Patent shoferi – Kategoria B është përparësi;
  • Njohja e programit të kontabilitetit Microsoft Dynamics NAV (Navision) është përparësi;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Excel, Word, PowerPoint).

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

1 - Faturist/e –Lipjan

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Pranon dhe përpunon porositë, dhe siguron faturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha porosive.
  • Barazimin e kartelave të blerësve dhe furnitorëve.
  • Mbanë kontaktin me liferuesit dhe blerësit për dorëzimin dhe pranimin e mallrave.
  • Regjistrimin dhe kontrollimin e transaksioneve të arkës në baza ditore.
  • Kryen llogaritje të zakonshme për të prodhuar analiza dhe raporte.
  • Përgaditja dhe mirëmbajtja e cmimeve të kompanisë.
  • Mirëmbajtja e listës së stokut-invertarit në baza mujore.

Kualifikimet:

  • Përvojë të mëparshme në Departamentin e Financave – Faturim/Kalkulim;
  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet ose student/e në vitin e fundit;
  • Trajnime dhe Certifikime në fushën përkatëse janë përparësi;
  • Të posedojë Patent Shoferin - Kategoria B;
  • Njohja e programit të kontabilitetit Navision është përparësi;
  • Njohuri të avancuar të paketës MS Office (Excel, Word, Power Point).

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.