Përshkrimi
Kompania jonë është në kërkim të një Ekonomist/e Senior të motivuar dhe me përvojë, për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional dhe dinamik.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Rregjistrimi i veprimeve si dhe perpilimi i raporteve mujore/ vjetore qe lidhen me inventarin, parapagimet dhe asetet.
- Monitorimi i shitjeve, pergaditja e librit te shitjes si dhe procese qe lidhen me to, autongarkesa etj
- Përgatitja e importeve per fiskalizim dhe rregjistrimi i tyre ne program financiar, rregjistrimi i faturave qe lidhen me kostot e inventarit, rregjistrimin e aseteve.
- Asiston ne pergaditjen e raporteve financiare per pasyqrat e fundvitit dhe te periudhave 3, 6 dhe 9 mujore.
- Permbush detyrat qe i ngarkohen ne lidhje me pozicionin e punes.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e lartë në Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
- Aftësi të avancuara analitike dhe përdorimi i programeve financiare (Excel, ERP, etj.)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkepunimi
- Gatishmeri per punen dhe kryerjen e detyrave ne kohe me korrektesi dhe pergjegjshmeri.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.