Përshkrimi
Besniku shpk është në kërkim të një Magazinieri për vendndodhjen në Maminas.
Detyrat
Qëllimi i rolit dhe përgjegjësitë bazë
- Të mbikëqyrë pranimin e produkteve dhe dokumentacionit shoqërues, duke u siguruar që çdo veprim të kryhet sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore
- Kontrollon mallrat që pranohen dhe verifikon që ato përputhen me standardet e kërkuara të cilësisë.
- Krahason sasinë e dorëzuar me sasinë e porositur dhe evidenton çdo mospërputhje.
- Mbikëqyr shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive, si edhe regjistron të dhënat përkatëse në librin e porosive.
- Administron hyrjen në ambientet e magazinës.
- Përgatit mallrat për dërgim dhe i nis drejt magazinës qendrore.
- Harton dhe përditëson tabelën e produkteve që gjenden në magazinë.
- Kujdeset që aktiviteti i departamentit të zhvillohet rregullisht dhe në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e sigurisë.
Kualifikimet
Kërkesat
- Arsimi: të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose studimet e larta.
- Përvoja në punë: përparësi kanë kandidatët me përvojë të ngjashme pune.
Kualifikime të tjera
- Të ketë njohuri kompjuterike në paketën Microsoft Office.
- Të njohë programin financiar Financa 5.
Aftësi të tjera
- Të ketë aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.