Përshkrimi
Besniku shpk po kërkon të punësojë një Ekonomist/e me vendndodhje në Vorë.
Detyrat
- Administron dhe verifikon dokumentacionin financiar dhe atë administrativ.
- Pasqyron faturat e blerjeve dhe të shitjeve, si edhe lëvizjet e arkës dhe të bankës.
- Harton dhe rakordon raportet financiare që përgatiten periodikisht.
- Ndjek pagesat, arkëtimet dhe detyrimet financiare të kompanisë.
- Koordinon punën me departamentet e tjera për ecurinë e rregullt të proceseve të brendshme.
- Mban evidencat financiare të përditësuara dhe kujdeset për arkivimin e dokumenteve.
- Realizon rakordime të rregullta me klientë dhe furnitorë.
- Ofron mbështetje për menaxhimin përmes analizave dhe raporteve sipas kërkesës.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Kërkohet përvojë pune mbi 2-vjet.
- Nevojiten njohuri shumë të mira në Microsoft Office, veçanërisht në Excel.
- Njohja e programit financiar Financa 5 konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira organizimi, analize dhe komunikimi.
- Kandidati/ja duhet të karakterizohet nga integriteti, korrektësia dhe kujdesi ndaj detajeve.
Ne ofrohen:
- Pagë konkuruese.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Stabilitet dhe përkrahje për rritje profesionale.