• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
BERLIN PACKAGING ALBANIA

Sales Support

BERLIN PACKAGING ALBANIA
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Kompania Berlin Packaging Albania ka hapur një vend të lirë pune për rolin Sales Support (Account Coordinator), si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj dhe konsolidimit të ekipit të shitjeve.

Vendndodhja: Rr. “Kongresi i Lushnjës”, pranë 21 Dhjetorit, Tiranë

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

Mbështetje administrative:

  • Hartimi, përpunimi dhe administrimi i dokumenteve që lidhen me shitjet, përfshirë ofertat, porositë dhe faturat.
  • Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në bazën përkatëse.
  • Planifikimi dhe koordinimi i takimeve, si edhe i aktiviteteve të ekipit të shitjeve.
  • Gjetja e mundësive për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie me klientë aktualë dhe të mundshëm.

Komunikimi me klientët:

  • Menaxhimi i komunikimit me klientët nëpërmjet telefonit, email-it dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
  • Ndjekja e ofertave të paraqitura dhe marrja e feedback-ut nga klientët.
  • Dhënia e informacionit të hollësishëm lidhur me produktet dhe shërbimet.

Koordinimi i proceseve të shitjes:

  • Bashkërendimi i punës me departamentet përkatëse, si logjistika, financa dhe marketingu.
  • Kujdesi që porositë të realizohen brenda afateve.
  • Monitorimi i ecurisë së performancës dhe hartimi i raporteve periodike.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë e shkollës së mesme është e domosdoshme.
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme konsiderohet e preferueshme.
  • Përvojë pune prej 1–2 vite në pozicione të afërta përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira në paketën MS Office, përfshirë Excel, Word dhe Outlook.
  • Aftësi të spikatura në organizim, komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
  • Aftësi për analizim dhe raportim bazë të të dhënave.

Gjuhët e huaja:

  • Anglisht – nivel shumë i mirë, kërkesë e detyrueshme.
  • Greqisht – konsiderohet avantazh.