Përshkrimi
Specialist/e në Departamentin e Shitjeve
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbajtja dhe forcimi i bashkëpunimit me klientët aktualë, si edhe krijimi i lidhjeve me klientë të rinj.
- Gjetja e mundësive të reja për shitje dhe mbështetja e zgjerimit të pranisë në treg.
- Hartimi i ofertave dhe zhvillimi i negociatave për kontrata me klientët.
- Përmbushja e objektivave të shitjes në përputhje me planet e përcaktuara nga kompania.
- Përgatitja e raporteve të rregullta për aktivitetet e kryera dhe rezultatet në shitje.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të kenë përfunduar studimet e larta në Menaxhim Biznesi ose në një degë të përafërt.
- Të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në role të ngjashme në sektorin e shitjeve.
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Të posedojnë aftësi të mira organizimi dhe negocimi, si dhe orientim të qartë drejt arritjes së rezultateve.
- Të jenë në gjendje të punojnë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
Vendndodhja: Rr. Studenti, Shkodër.