Përshkrimi
Pozita kërkohet për Specialist/e në Departamentin e Blerjeve (Purchase Department).
Detyrat
- Të administrojë proceset e blerjes dhe të furnizimit në përputhje me kërkesat e kompanisë.
- Të identifikojë dhe të vlerësojë furnitorë të rinj potencialë.
- Të zhvillojë negociata për çmimet, kushtet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet kontraktuale.
- Të ndjekë ecurinë e porosive dhe të bashkërendojë furnizimin.
- Të përgatisë raporte dhe analiza për aktivitetet që lidhen me blerjet.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë kryer arsimin e lartë në Menaxhim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Kërkohet të paktën 5 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm.
- Nevojiten njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Përbën përparësi njohja e një ose më shumë gjuhëve të huaja, si Italisht, Gjermanisht ose Turqisht.
- Kërkohen aftësi të mira organizimi, negocimi dhe komunikimi.
- Kandidatët duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë marrëdhëniet me furnitorët dhe proceset e prokurimit.
Vendndodhja e punës është në Rr. Studenti, Shkodër.