Përshkrimi
Kompania ndërkombëtare e sigurimeve "BeneAssicurazioni", tashmë e pranishme edhe me degën e saj në Shqipëri, po kërkon konsulentë sigurimesh për Back Office në gjuhën italiane.
Kualifikimet
Kërkohen:
- Njohje e mirë e gjuhës italiane në nivelin B+.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Vullnet dhe synim për zhvillim profesional.
Ofrojmë
- Pozicion pune në qendër të Tiranës.
- Pagesë prej 420 lekësh për orë.
- Të ardhura totale me bonuse konkurruese.
- Mundësi për avancim profesional dhe trajnime të rregullta.
- Kontratë pune me orar të plotë.
- Orari i punës është nga e hëna në të premte, 09:00 – 18:00, me 1 orë pushim dreke.
Vendndodhja e punës është në Tiranë, në zonën e Bllokut, në Rrugën Sami Frashëri.