
B&D Telemarketing kërkon "Allrounder" të organizuar dhe të përkushtuar për të bashkuar ekipin tonë në Prishtinë.
Do të jesh person kyç ku do kontribuosh në procese të ndryshme brenda ekipit — nga koordinimi deri te ekzekutimi i detyrave të rëndësishme. Ky është një rol dinamik ku do mësosh shumë aspekte të biznesit dhe do të jesh pjesë e një ekipi që vlerëson angazhimin dhe iniciativën. Do jesh prezent në një mjedis modern ku secilit i jepet mundësia të zhvillohet.
Nëse je person i aftë, i sigurt dhe i gatshëm për sfida të ndryshme, BD Telemarketing ka mundësinë për ty!