• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
BBI Group Best Brands Internationally

Shofer Shperndarje

BBI Group Best Brands Internationally
Apliko
Transport & LogjistikeVorë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rreth Kompanisë

BBI Group është një kompani lider në tregun shqiptar në sektorin e distribucionit të lëndëve të para ushqimore, duke bashkëpunuar me furnitorë dhe klientë të rëndësishëm në nivel kombëtar. Me një rrjet të konsoliduar logjistik dhe përkushtim ndaj cilësisë dhe efikasitetit, BBI synon rritjen e vazhdueshme dhe inovacionin në sektorin agro-ushqimor.

Qëllimi përgjithshëm

BBI Group kërkon të punësojë një person të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për rolin e Shoferit të Shpërndarjes / Ekzekutues Porosie, i cili do të jetë përgjegjës për dorëzimin në kohë dhe me cilësi të porosive te klientët, duke respektuar standardet e kompanisë

Detyrat

  • Merr, verifikon dhe përgatit porositë për shpërndarje.
  • Dorëzon mallrat te klientët sipas itinerarit të përcaktuar.
  • Siguron që produktet të transportohen në gjendje të mirë dhe në kohën e caktuar.
  • Mban kontakte të vazhdueshme dhe komunikim korrekt me klientët.
  • Kujdeset për dokumentacionin shoqërues të mallrave (faturat, borderotë, firmat e pranimit).
  • Kontrollon dhe mirëmban mjetin e transportit.
  • Raporton çdo problem të ndodhur gjatë shpërndarjes.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shpërndarje apo role të ngjashme është avantazh.
  • Leje drejtimi kategoria B (minimumi).
  • Njohuri të mirë të rrugëve dhe lagjeve të Tiranës
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe me përgjegjësi.
  • Komunikim i mirë me klientët dhe sjellje profesionale.
  • Disponueshmëri për të punuar me orar fleksibël kur kërkohet.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për stabilitet afatgjatë në punë.
  • Trajnim dhe orientim për detyrat e pozicionit.
  • Pagë konkurruese dhe kushte të rregullta pune.

KUFIZIME:

Bazuar në Nenin 21/3/c të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, Kontrata a Punës duhet të përmbajë përshkrimin e punës.

Ky përshkrim pune në asnjë mënyrë nuk përfshin apo thotë se këto janë të vetmet detyra që duhet të kryhen nga punonjësi që mban këtë pozicion pune. Punonjësit do ti kërkohet të ndjekë cdo udhëzim tjetër që mund të jepet në lidhje me punën dhe do ti kërkohet të kryejë detyra të tjera të lidhura me punën, të kërkuara nga eprori i tyre në përputhje me Kodin e Punës.