BAU MARKET dhe BAU HOLDING po kërkojnë një Retail Marketing Specialist për lokacionin në Prishtinë.
Kjo pozitë është e përshtatshme për një profesionist që e sheh marketingun si një funksion të lidhur drejtpërdrejt me shitjet, qarkullimin, performancën e produkteve dhe zgjerimin e kërkesës në treg.
Roli kërkon një kandidat me qasje analitike, komerciale dhe operative, i aftë të veprojë në një industri dinamike, me ritëm të shpejtë dhe me pritje të vazhdueshme për rezultate të matshme. Personi i përzgjedhur duhet të jetë në gjendje të interpretojë të dhënat, të dallojë hapësira për rritje, të ndërtojë fushata efikase dhe të bashkëpunojë ngushtë me ekipet e shitjes, blerjes, dizajnit dhe menaxhmentit.
Ky funksion nuk kufizohet vetëm te rrjetet sociale apo publikimet e përditshme. Përgjegjësitë përfshijnë ndikimin e marketingut në shitje, vlerësimin e fushatave, merchandise/product marketing, SEO, demand generation dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve promovuese.
Detyrat kryesore:
- Hartimi, koordinimi dhe zbatimi i fushatave të marketingut me fokus në performancë, shitje dhe rritje të kërkesës.
- Shqyrtimi i të dhënave të shitjes, produkteve, kategorive, lokacioneve dhe kampanjave për të kuptuar çfarë jep rezultat dhe ku nevojiten përmirësime.
- Krijimi i aktiviteteve për demand generation me synim shtimin e interesimit, frekuentimit në dyqane dhe realizimit të shitjeve.
- Punë e afërt me ekipet e blerjes dhe shitjes për përzgjedhjen e produkteve, ofertave, kategorive dhe fushatave promocionale.
- Menaxhimi i merchandise/product marketing në mënyrë që produktet, ofertat dhe kategoritë të paraqiten qartë, me qasje komerciale dhe të orientuar drejt shitjes.
- Realizimi i SEO analysis dhe rekomandimi i përmirësimeve për praninë online, kërkimet organike, strukturën e përmbajtjes dhe dukshmërinë e kompanisë në Google.
- Organizimi dhe administrimi i kampanjave në social media, Google, katalogë, fletushka, outdoor, radio, TV dhe kanale të tjera promovuese.
- Vëzhgimi i konkurrencës, çmimeve, ofertave, trendeve të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve.
- Përpilimi i raporteve javore dhe mujore mbi performancën e kampanjave, kanaleve digjitale, produkteve dhe lokacioneve.
- Përmirësimi i vazhdueshëm i fushatave duke u mbështetur në të dhëna, rezultate dhe reagimet nga tregu.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë në marketing, digital marketing, retail marketing, performance marketing ose në role të ngjashme.
- Njohuri të mira në marketing analytics, demand generation, merchandise marketing, SEO analysis, social media management, campaign planning dhe performance reporting.
- Aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t’i shndërruar ato në vendime konkrete për marketingun dhe shitjen.
- Përvojë në planifikimin e kampanjave promocionale, produkteve, ofertave dhe aktiviteteve sezonale.
- Njohuri në Google Analytics, Hubspot, Meta Business Suite, Google Ads, Excel/Google Sheets dhe platforma të tjera relevante.
- Aftësi për të punuar nën presion, me afate të shkurtra dhe në një mjedis ku performanca ka përparësi.
- Mendësi komerciale, proaktive dhe e fokusuar në rezultate.
- Përvoja në retail, industri të produkteve, ndërtimit, shtëpisë, teknikës ose FMCG vlerësohet si avantazh.
Dokumentet e kërkuara:
- CV e përditësuar.
- Së paku një shembull të një kampanje të realizuar më herët, të shpjeguar nga faza e komunikimit deri te rezultati përfundimtar në shitje/performance.