Menaxhere për Supermarket
Përshkrimi:
Menaxheri i supermarketit është përgjegjës për drejtimin dhe organizimin e operacioneve të përditshme të dyqanit, për mbikëqyrjen dhe zhvillimin e stafit, si dhe për rritjen e shitjeve dhe efikasitetit operacional. Pozita përfshin planifikim të punës, kontroll të stokut, analizë statistike të shitjeve dhe bashkëpunim me departamentin e marketingut për promovimin e produkteve.
Detyrat:
- Plotëson kërkesat operacionale të dyqanit dhe bën planifikimin dhe caktimin e punonjësve sipas rezultateve të punës
- Kujdeset për stafin me rekrutimin, përzgjedhjen, orientimin dhe trajnimin e punonjësve
- Ndjek rezultatet e punës të stafit në dyqan duke i trajnuar, këshilluar dhe disiplinuar punonjësit; planifikon, monitoron dhe vlerëson rezultatet e punës
- Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë
- Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencialë dhe aktualë
- Menaxhon dhe kontrollon stokun bashkë me shefin e sallës
- Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grupmoshave, etj., në mënyrë që të lehtësojë planifikimin dhe të parashikojë volumin e ardhshëm të shitjeve
- Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi
- Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese për promocionin e dyqanit/mallit duke bashkëpunuar ngushtë me Departamentin e Marketingut
- Sugjeron/propozon tek eprorët ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare, preferohet në Menaxhim ose Finance
- 2-3 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm
- Komunikues i fortë dhe aftësi ndërpersonale
- Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve
- Person energjik, dinamik, i besueshëm dhe vendimmarrës
- I aftë të menaxhojë punën dhe kohën në flukse
- Njohuri të mira të paketës Microsoft (Word, Excel)
- Preferohet gjinia femërore, mosha mbi 35 vjeç
Dokumentet e kërkuara: