Tiganist - Shkembi i Kavajes
Organizata: Bar Restaurant Pizza Elia
Adresa: Shkembi i Kavajes
Përshkrimi:
Tiganisti është përgjegjës për përgatitjen e gatimeve në linjën e nxehtë, duke siguruar cilësi, shpejtësi dhe prezantim sipas standardeve të restorantit.
Detyrat kryesore:
- Përgatit dhe gatuan pjatat në tigan sipas recetave
- Respekton kohën e shërbimit dhe koordinon me kuzhinën
- Kontrollon cilësinë dhe prezantimin e pjatave
- Mirëmban pastërtinë dhe organizimin e stacionit të punës
- Respekton rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore
Kërkesat:
- Eksperiencë në kuzhinë (avantazh)
- Shpejtësi dhe përqendrim gjatë orëve të ngarkuara
- Aftësi për të punuar në ekip
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
Ofrohet:
- Paga 100.000 -150.000 leke
- Akomodimi dhe Ushqimi
- Per periudhen Qershor - Shtator