Përshkrimi
Bar Flutura, pranë Komunës së Parisit, po kërkon të angazhojë Banakier/e.
Kërkesat:
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
- Kërkohet aftësi në përgatitjen dhe servirjen e pijeve.
- Nevojitet qëndrim profesional dhe korrektësi në punë.
- Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë kryesisht në ndërrimin e pasdites.
Ofrohet:
- Pagë e favorshme.
- Mjedis pune i rehatshëm dhe me frymë bashkëpunimi.
- Një ditë pushimi gjatë javës.
- Fillim i menjëhershëm i punës.
Vendndodhja e punës është te rrethrrotullimi, Komuna e Parisit, Tiranë.