• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Banka për Biznes

Specialist për vlerësimin e kolateralit (hipotekave) (m/f)

Banka për Biznes
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë3 javë më parëFull Time

Kompetencat:

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Arkitekturë, Ndërtimtari, Ekonomi apo fusha të ngjashme);
  • Licencë aktive profesionale për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme të shkallës së dytë;
  • Së paku tri (3) vite përvojë relevante, përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe në përcaktimin e prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe në të shkruar;
  • Patentë shoferi, kategoria B;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Kryen vlerësime dhe rivlerësime të pronave të paluajtshme në përputhje me kërkesat ligjore, rregullative, standardet e vlerësimit dhe politikat e brendshme të bankës;
  • Realizon inspektime fizike dhe vlerëson karakteristikat e pronës, përfshirë gjendjen, lokacionin, qasjen dhe shitshmërinë;
  • Përgatit raporte vlerësimi të sakta, të strukturuara dhe të argumentuara, duke përfshirë analizën e tregut dhe vlerësimin e rreziqeve relevante;
  • Siguron që vlerësimet reflektojnë kushtet aktuale të tregut dhe bazohen në supozime të arsyeshme dhe të kujdesshme;
  • Vlerëson përshtatshmërinë e pronave si kolateral dhe identifikon rreziqet ligjore, fizike dhe mjedisore;
  • Siguron që vlerësimet realizohen brenda afateve kohore të përcaktuara dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë;
  • Rishikon vlerësimet e kryera nga palët e jashtme dhe siguron përputhshmëri me standardet e bankës;
  • Siguron dokumentim të plotë dhe të gjurmueshëm për qëllime auditimi dhe raportimi;
  • Monitoron trendet e tregut dhe kontribuon në zhvillimin e metodologjive dhe politikave të vlerësimit;
  • Bashkëpunon me funksionet e kreditimit dhe riskut për të mbështetur vendimmarrjen kreditore;
  • Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, metodologjive dhe mjeteve të vlerësimit;
  • Vepron me pavarësi profesionale, duke respektuar standardet etike dhe duke shmangur konfliktin e interesit.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulim të sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premten me orar të shkurtuar pune.