NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozicioni: Praktikant/e, Mikpritës
Vendi i punës: Dega Pejë
Data e hapjes: 01.06.2026
Data e mbylljes: 07.06.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të jetë pika e parë e kontaktit për klientët.
- T’u ofrojë klientëve shërbime digjitale.
- Të ndihmojë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’i udhëzojë klientët lidhur me përdorimin e kanaleve alternative dhe e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie pozitive me klientët.
- Të njihet në tërësi me rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të kontribuojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të ndihmojë në skenimin dhe arkivimin e raporteve dhe dokumenteve të nevojshme.
- Të asistojë në porositë dhe kërkesat e palëve të treta.
Kualifikimet:
- Të jetë në fazën përfundimtare të studimeve ose i/e diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi,
- Menaxhment, Juridik ose fusha të tjera përkatëse.
- Të ketë njohuri për përdorimin e kompjuterit.
- Të posedojë aftësi të mira në komunikim.
- Të ketë njohuri komunikuese në gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e hapur për të mësuar gjëra të reja.