Njoftim për praktikë
Praktika ofrohet për pozitën Praktikant/e, Mikpritës në Degën Podujevë, Degën Lipjan dhe Degën Rahovec.
Data e hapjes është 03.07.2026, ndërsa afati i mbylljes është 09.07.2026.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të veprojë si pikë e parë kontakti për klientët.
- T’u ofrojë klientëve shërbime digjitale.
- Të ndihmojë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’i udhëzojë klientët lidhur me përdorimin e kanaleve alternative të e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie pozitive me klientët.
- Të fitojë njohuri të plota për rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të përkrahë procesin e skenimit dhe arkivimit të raporteve dhe dokumenteve të nevojshme.
- Të asistojë në porositë dhe kërkesat e palëve të treta.
Kualifikimet
- Të jetë në fazën përmbyllëse të studimeve ose të ketë diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik ose në fusha të tjera relevante.
- Të posedojë njohuri për përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë shkathtësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me të mësojë gjëra të reja.