• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Banka Kombetare Tregtare BKT

Asistent Specialist/ Specialist - Departamenti i Operacioneve të Produkteve të Pasivit

Banka Kombetare Tregtare BKT
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Asistent Specialist / Specialist - Departamenti i Operacioneve të Produkteve të Pasivit

Detyrat

  • Të ekzekutoj saktë dhe ne kohë transaksionet që lidhen me llogaritë speciale të noterit
  • Të ekzekutoj saktë dhe ne kohë transaksionet që lidhen me ekzektuimin e akteve të trashëgimisë
  • Të kryej kontrollet e kërkuara në lidhje me autorizimin e Aplikimeve Bankare të Biznesit për pajisen me shërbimin Bankingu Digjital
  • Të kryej ne kohe transaksione operacionale që rrjedhin nga produktet e pasivit p.sh. pagat publike, pagat private, bonuse të tjera MBOX etj.
  • Të kryej veprimet sistemuese që lidhen me anullimin e pagesave të shërbimeve utilitare të kryera në kanalet on line apo nga degët e bankës si: gjoba të trafikut, pagesat doganore etj. në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  • Të kryej në përputhje me afate ligjore dhe rregulloret e brendshme të bankës proçeset operacionale që lidhen me ekzekutimin e Urdhërave të bllokimit, zhbllokimit dhe urdhrave ekzekutivë që urdhërohen nga institucione private/publike si Zyra e Përmbarimit, Zyra e Tatimeve, Bashkia, Dogana etj
  • Të kryej me saktësi pagesat e Urdhrave Ekzekutivë që vijnë nga autoritetet tatimore dhe Bashkitë
  • Të monitoroj cilësinë e të dhënave të CIF-ve ekzistuese në sistem dhe të CIF-ve të reja dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  • Ndjek dhe përgatit kthim përgjigjet në lidhje me korespondencat zyrtare që vijnë nga Institucionet Publike dhe Private, p.sh. Gjykatat e Rrethit, Prokuroria, ILDKPI, etj., duke ndjekur dhe zbatuar rregulloret e brendshme të bankës dhe kuadrin ligjor
  • Mbështet dhe ndihmon rrjetin e degëve të bankës në lidhje me pyetjet dhe kërkesat që lidhen me problemet operacionale që vijnë nga të dhënat e CIF-ve, transaksionet e fshira apo të anuluara, mirëmbajtjen e dokuementave në arkivën elektronike ose në lidhje me operacione të tjera të kryera nga Departamenti
  • Të monitoroj cilësinë e të dhënave të të gjitha llojeve të llogarive ekzistuese në sistem dhe të llogarive të reja dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  • Monitoron transaksione operacionale të kryera në nivel dege që ndikojnë në raportimin në Regjistrin e Llogarive, Standardin e Përbashkët të Raportimit dhe cilësinë e të dhënave të raportuara në Agjencinë e Depozitave të Sigurimeve (ASD)
  • Të monitoroj cilësinë e të dhënave të llogarive ekzistuese dhe të reja për llogari të veçanta që lidhen me llogarite e tjetërsimit të noterëve, llogaritë e veçanta të përmbaruesve dhe llogaritë e falimentimit dhe dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  • Monitorimi i depozitave të veçanta të krijuara për AMF dhe Byronë Shqiptare të Sigurimeve dhe ofrimi i mbështetjes për rrjetin e degëve në lidhje me bllokimin/zhbllokimin e këtyre depozitave me afat
  • Monitorimi i mbylljes së llogarive joaktive, mbylljes automatike të CIF dhe transferimit të shumës së bllokuar në llogaritë e reja të hapura
  • Të Kryej e detyrat në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  • Kryen në kohë detyrat e ngarkuara nga eprorët
  • Siguron arkivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë specifike të kryer brenda njësisë (kopje elektronike dhe fizike)
  • Bashkëpunon me kolegët dhe Zv. Drejtuesit në Department për kryerjen e testimeve të caktuara për produkte të reja apo projekte zhvillimi të njësisë apo njësive të tjera në bankë dhe prezanton dhe dokumenton rezultatet e testimeve të kryera
  • Kryen çdo detyrë tjetër që caktohen nga eprorët bazuar në projektet të reja bankare

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë ose shkenca të tjera shoqërore
  • Përvoja në sektorin bankar është e preferueshme
  • Përdorimi i paketave Microsoft Word, Excel, Outlook dhe Internet Explorer në nivel të lartë
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën presion
  • Aftësi shumë të mira komunikimi