Titulli: Arketare në degën Fushë-Krujë
Përshkrimi:
- Arketarja do të përpunojë transaksionet monetare të klientëve në degën Fushë-Krujë, duke siguruar saktësi në numërimin dhe rikoncilimin e parasë dhe ATM-ve. Do të identifikojë kartëmonedha të falsifikuara dhe të ruajë konfidencialitetin e transaksioneve. Po ashtu, do të kontribuojë në aktivitetet e marketingut të njësisë dhe do të punojë ngushtë si pjesë e ekipit.
Detyrat:
- Pranon paratë që depozitojnë klientët;
- Merret me balancimin dhe rikoncilimin e ATM-ve;
- Merret me numërimin e parasë;
- Merret me identifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara;
- Ruajtja e konfidencialitetit të çdo transaksioni;
- Luajtja e një roli të rëndësishëm në procesin e marketingut të njësisë.
Kualifikimet:
- Të ketë diplomë Bachelor në ekonomi dhe fusha të ngjashme;
- Të ketë aftësi të mira në matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
- Të demonstrojë aftësi të forta në komunikim;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt;
- Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë;
- Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit;
- Të flasë rrjedhshëm anglisht.
Shënime:
- Afati i aplikimit: 07.04.2026
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.