Përshkrimi
Arketar në degët e Tiranës
Detyrat
- Administron pranimin e shumave që klientët depozitojnë.
- Kryen balancimin dhe rakordimin e ATM-ve.
- Përgjigjet për numërimin e parave.
- Verifikon dhe dallon kartëmonedhat e falsifikuara.
- Siguron ruajtjen e fshehtësisë për çdo transaksion.
- Ka një rol me rëndësi në mbështetjen e procesit të marketingut të njësisë.
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë aftësi të mira matematike për të mbështetur rakordimin e përditshëm.
- Të shfaqë kompetenca të forta në komunikim.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të jetë në gjendje të plotësojë të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Të jetë i kujdesshëm dhe praktik në detyrat që lidhen me menaxhimin e parave.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të japë kontribut të vlefshëm në ekip.
- Të komunikojë rrjedhshëm në anglisht.