Përshkrimi
Arketar në Degën Shkodër
Detyrat
- Pranon mjetet monetare që klientët depozitojnë.
- Kryen balancimin dhe rakordimin e ATM-ve.
- Merret me numërimin e parasë.
- Identifikon kartëmonedhat e falsifikuara.
- Siguron ruajtjen e fshehtësisë për çdo transaksion.
- Jep kontribut të rëndësishëm në aktivitetet e marketingut të njësisë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të zotërojë aftësi të mira në matematikë për të mbështetur rakordimin e përditshëm.
- Të shfaqë aftësi të forta komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të jetë në gjendje të plotësojë të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Të jetë praktik dhe i vëmendshëm në detyrat që lidhen me paranë.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të kontribuojë me efektivitet në ekip.
- Të flasë anglisht rrjedhshëm.
Pozicioni është për zëvendësim gjatë lejes së lindjes.