Titulli i punës: Arketar në Degën e Liqenit - Tiranë
Përshkrimi:
- Arketari është përgjegjës për pranim dhe menaxhim të parasë në degë, duke përfshirë numërimin, balancimin dhe rikoncilimin e transaksioneve dhe ATM-ve. Ky rol kërkon saktësi numerike, aftësi për të punuar nën presion dhe ruajtje të konfidencialitetit të transaksioneve. Arketari gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në proceset e marketingut të njësisë.
Detyrat:
- Pranon paratë që depozitojnë klientët;
- Merret me balancimin dhe rikoncilimin e ATM-ve;
- Merret me numërimin e parasë;
- Merret me identifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara;
- Ruajtja e konfidencialitetit të çdo transaksioni;
- Luajtja e një roli të rëndësishëm në procesin e marketingut të njësisë.
Kualifikimet:
- Të ketë diplomë Bachelor në ekonomi dhe fusha të ngjashme;
- Të ketë aftësi të mira në matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
- Të demonstrojë aftësi të forta në komunikim;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt;
- Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë;
- Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit;
- Të flasë rrjedhshëm anglisht.
Afati i aplikimit: 22.04.2026
Vërejtje: Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.