Përshkrimi
Analist Kredie - Deget e Tiranes
Detyrat
- Të veprojë si një nga personat referues në Degë, duke mbajtur kontakte me klientët komercialë dhe korporativë.
- Të prezantojë dhe të promovojë të gjitha produktet korporative dhe komerciale tek klientët.
- Të krijojë dhe të mirëmbajë marrëdhënie efektive me klientë të rinj dhe ekzistues.
- Të bashkëpunojë në iniciimin dhe promovimin e produkteve të reja korporative dhe komerciale që ofron BKT në treg.
- Të kontaktojë, negociojë dhe propozojë kredi korporative dhe komerciale për klientët.
- Të vizitojë klientët dhe të përgatisë formularë diskutimi për vizitat.
- Të krijojë, zhvillojë dhe përdorë në mënyrë aktive rrjete kontaktesh të brendshme dhe të jashtme për të ndihmuar në arritjen e objektivave të të ardhurave.
Kualifikimet
- Diplomë universitare (preferohet në degët Ekonomi ose Financë).
- Të paktën 2 vite eksperiencë në sektorin bankar.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Frymë bashkëpunimi dhe qëndrim proaktiv në ekip.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet maksimal. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.