• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Balfin DEVELOPMENT

Menaxher Projekti

Balfin DEVELOPMENT
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, renditet ndër kompanitë kryesore të investimit për zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Rruga e suksesit të kompanisë përfshin realizimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri, duke sjellë një qasje të re ndaj zhvillimit luksoz në vend dhe më gjerë në rajon. Në portofol bëjnë pjesë projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Përmes këtyre zhvillimeve, Balfin Development ka ndikuar në ngritjen e standardeve të tregut dhe në përmirësimin e stilit të jetesës në komunitet.

Grupi BALFIN është ndër grupet investuese më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, duke ndërthurur standardet ndërkombëtare me njohjen vendase të tregut. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, grupi operon sot në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN është i pranishëm në fusha të ndryshme si pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistem bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, dhe ka rreth 5000 të punësuar. Sipas të dhënave të vitit 2023, vlera totale e aseteve të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrin në 2.2 miliardë euro.

Pozita e shpallur është Menaxher Projekti dhe vendi i punës është në Tiranë.

Në këtë rol, Menaxheri i Projektit mban përgjegjësinë e drejtimit të plotë të një investimi ndërtimor, duke e ndjekur projektin nga nisja e tij deri te përfundimi dhe dorëzimi. Qëllimi kryesor i funksionit është arritja e objektivave strategjikë dhe të biznesit, me fokus në realizimin e projektit brenda afateve, buxhetit të përcaktuar dhe standardeve të kërkuara të cilësisë dhe sigurisë.

Detyrat

  • Udhëheq dhe administron projektin që nga faza e fillimit deri në mbyllje dhe dorëzim, duke garantuar përmbushjen e objektivave strategjikë, respektimin e kostove, afateve dhe kritereve të cilësisë.
  • Punon ngushtë me Program Manager për të përcaktuar objektivat, rezultatet dhe për të hartuar plane të plota të projektit në përputhje me Planin e Biznesit.
  • Kontribuon në përgatitjen dhe rishikimin e Planit të Biznesit sa herë që kjo kërkohet.
  • Harton Master Planin e aktiviteteve të projektit si dhe planifikimet periodike vjetore, gjashtëmujore dhe tremujore, duke ndjekur dhe përditësuar vazhdimisht ecurinë e tyre përgjatë gjithë ciklit të projektit.
  • Administron të gjitha etapat e projektimit, përfshirë Konceptin e Dizajnit, Projektimin për Leje dhe Dokumentacionin e Ndërtimit, me synim përfundimin e tyre në afat dhe sipas standardeve të miratuara.
  • Mbikëqyr zbatimin e punimeve në terren dhe siguron që ato të jenë në përputhje me specifikimet teknike, kontratat, standardet e kompanisë dhe planin e biznesit.
  • Kontrollon skedulin e projektit dhe parashikon masa zbutëse për të siguruar përfundimin në kohë, brenda buxhetit dhe në nivelin e pritshëm të cilësisë.
  • Kryen vizita të rregullta në kantier dhe jep mbështetje për proceset e projektimit dhe të ndërtimit.
  • Nis, ndjek dhe përmbyll procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat që lidhen me projektin.
  • Menaxhon dhe monitoron kontratat e punimeve ndërtimore, projektimit, supervizionit, asistencës teknike dhe të shërbimeve të tjera, duke garantuar respektimin e detyrimeve kontraktuale.
  • Miraton penalitete në rastet e mospërmbushjes së kontratave ose të dëmtimeve që prekin projektin.
  • Jep zgjidhje për Kontraktorin e Përgjithshëm lidhur me paqartësi apo problematika që shfaqen gjatë zbatimit të punimeve.
  • Përgatit, administron dhe kontrollon buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke evidentuar devijimet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese për të ruajtur realizimin brenda buxhetit të miratuar.
  • Bashkëpunon me strukturat përkatëse për analizimin dhe optimizimin e kostove dhe siguron zbatimin e plotë të procedurave tekniko-administrative të kompanisë.
  • Koordinon dhe menaxhon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të caktuara për projektin.
  • Jep vlerësime mbi performancën e strukturave dhe specialistëve të përfshirë në projekt dhe ndihmon në procesin e vlerësimit të tyre mbi bazën e arritjes së objektivave të projektit.
  • Ndjek progresin teknik dhe financiar të projektit dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin sipas strukturës dhe periodicitetit të përcaktuar.
  • Garantn që të gjitha kërkesat, objektivat dhe dokumentacioni i projektit të përgatiten dhe të arkivohen sipas standardeve të kompanisë.
  • Vëzhgon dhe analizon ecurinë e shitjeve dhe trendet e tregut, merr pjesë në përcaktimin e politikave të çmimeve dhe propozon ndryshime strategjike në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut, duke siguruar miratimet përkatëse.
  • Përfshihet në vendimmarrje për politikat e çmimeve dhe propozon rritje çmimesh ose ndryshime në strategjinë e shitjeve në funksion të fazës së projektit dhe zhvillimeve të tregut.
  • Angazhon strukturat përkatëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe ndjek trajtimin e kërkesave të tyre.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie të qëndrueshme me partnerë, kontraktorë, klientë dhe palë të tjera të interesuara, duke shërbyer si pika kryesore e kontaktit për projektin.
  • Informon dhe mbështet strukturat përkatëse në sigurimin e dokumentacionit të pronësisë së tokës dhe të lejeve të nevojshme për nisjen e zbatimit të projektit.
  • Menaxhon procesin e dorëzimit të projektit dhe procedurat që lidhen me Hipotekën.
  • Identifikon, vlerëson dhe administron risqet e projektit, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe korrigjuese për të ulur dëmet, humbjet dhe abuzimet.
  • Kërkon në mënyrë të vazhdueshme mundësi për përmirësim të proceseve, inovacion dhe optimizim të kostove me qëllim rritjen e performancës dhe kënaqësisë së klientit.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që lidhet me projektin, sipas kërkesës së eprorit.

Kualifikimet

Edukimi: Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në Arkitekturë, Inxhinieri.

Zotërimi i certifikimeve profesionale si PMP (Project Management Professional) konsiderohet avantazh.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë më shumë se 8 vite përvojë të dokumentuar në të njëjtën industri, në role menaxheriale.
  • Të ketë eksperiencë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve të investimit ndërtimor nga faza e projektimit deri në dorëzim, përfshirë administrimin e kontratave dhe buxheteve.
  • Përvoja në projekte komplekse, si resorte turistike ose projekte infrastrukturore bregdetare, përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri të forta mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin përkatës, standardet teknike dhe praktikat e industrisë.
  • Të zotërojë aftësi të zhvilluara në kontrollin e kostove, analizën financiare dhe përmbylljen e projektit në kohë dhe brenda buxhetit të miratuar.
  • Të ketë aftësi të forta analitike, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje, me qasje proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, planifikimi dhe koordinimi, si dhe kapacitet për të menaxhuar procese dhe ekipe ndërfunksionale.
  • Të shfaqë aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi të marrëdhënieve me palët e interesuara në të gjitha nivelet.
  • Të jetë i aftë të analizojë dhe interpretojë projekte teknike, kontrata dhe dokumentacion ligjor.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ndërsa njohja e një gjuhe tjetër të BE-së konsiderohet avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të MS Project / Zoho Project Management, paketës MS Office dhe programeve CAD.
  • Të karakterizohet nga integritet profesional, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim i lartë ndaj cilësisë.