• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Balfin DEVELOPMENT

Menaxher i Departamentit të Interior Design & Suportit Teknik

Balfin DEVELOPMENT
Apliko
Kreativ & DizajnTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, renditet ndër kompanitë kryesore të investimit për zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Rrugëtimi i kompanisë përfshin realizimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri, si edhe një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e segmentit të luksit në vend dhe më gjerë në rajon. Në portofol përfshihen projekte rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale me profil të lartë, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences dhe Rolling Hills Luxury Residences. Nëpërmjet këtyre zhvillimeve, kompania ka ndikuar në ngritjen e standardeve të tregut dhe në përmirësimin e stilit të jetesës në komunitet.

Grupi BALFIN është një prej grupeve më të mëdha investuese në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar standardet ndërkombëtare me ekspertizën vendase. I krijuar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, Grupi operon sot në 11 shtete: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. Veprimtaria e tij shtrihet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë. Numri i të punësuarve arrin rreth 5000 persona, ndërsa vlera totale e aseteve të Grupit, përfshirë institucionin financiar, është 2.2 miliardë euro sipas të dhënave të vitit 2023.

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:
Roli i Drejtuesit të Departamentit të Interior Design & Suportit Teknik ka në fokus udhëheqjen strategjike, organizimin dhe zhvillimin e njësive që varen nga ky departament, me synim garantimin e proceseve dhe shërbimeve efikase, të standardizuara dhe të shkallëzueshme. Pozicioni siguron që produktet dhe shërbimet të zhvillohen me nivel të lartë profesional, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë, duke mbështetur performancën operacionale, eksperiencën e klientit dhe pozicionimin e projekteve në tregun e Real Estate.

Detyrat

Drejtim Strategjik & Organizim

  • Përcakton organizimin strukturor, modelin e funksionimit dhe zhvillimin e njësive që mbulon.
  • Përgatit dhe administron buxhetet për departamentet përkatëse.
  • Harton standarde, politika dhe procedura pune për funksionimin e njësive.
  • Garanton bashkërendim dhe bashkëpunim të frytshëm me strukturat e tjera të kompanisë dhe të korporatës.
  • Krijon procese të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme për të rritur eficiencën operacionale.
  • Ndjek performancën e njësive dhe ndërmerr hapa për përmirësim të vazhdueshëm.

Njësia e Interior Design

  • Udhëheq në nivel strategjik zhvillimin e aktivitetit të Interior Design.
  • Vendos konceptet, standardet estetike dhe buxhetet për paketat e interiorit dhe për ambientet e përbashkëta.
  • Siguron zbatimin e saktë të stilit të miratuar dhe kontrollin e cilësisë në projektim.
  • Drejton ekipin në realizimin e projekteve të interiorit, dokumentacionit teknik, paketave të prokurimit dhe koordinimit me palët e përfshira.
  • Mbikëqyr zbatimin e projekteve dhe bashkëpunimin me partnerë, furnitorë dhe kontraktorë.
  • Angazhohet në negociata, prezantime dhe takime strategjike me klientë dhe partnerë.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët strategjikë dhe trajton situatat komplekse.
  • Siguron për klientin një përvojë të strukturuar dhe profesionale.
  • Ofron paketa të plota mobilimi dhe punimesh interiori “turn-key”.
  • Zhvillon alternativa paketash interiori për tipe të ndryshme njësish, me variante dhe nivele të ndryshme buxheti.
  • Ofron shërbime interiori për njësi pa klient, me qëllim rritjen e potencialit për shitje.
  • Shqyrton projektet në fazën e projekt-idesë dhe të projekt-zbatimit për të parandaluar problematika të ardhshme të interiorit.
  • Ofron shërbime arkitektonike për ambientet e përbashkëta dhe për forcimin e imazhit të projekteve.
  • Jep konsulencë për projektim dhe arredim për klientë ose objekte me kërkesa specifike.

Njësia e Suportit Teknik

  • Organizon, drejton dhe zhvillon funksionin e suportit teknik brenda kompanisë.
  • Siguron që kërkesat teknike të projekteve të trajtohen me zgjidhje të sakta, të zbatueshme dhe të standardizuara.
  • Garanton koordinim dhe integrim efektiv të nevojave teknike ndërmjet departamenteve.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet operative dhe strukturat e BD për zgjidhjen e çështjeve teknike.
  • Monitoron performancën teknike të projekteve dhe identifikon nevoja për përmirësim.
  • Ndërton sisteme për kontroll cilësie dhe standardizim teknik.
  • Kujdeset për uljen e gabimeve dhe rritjen e eficiencës operacionale.
  • Delegon ekzekutimin operacional te ekipet përkatëse, duke ruajtur fokusin te vendimmarrja strategjike, standardizimi, kontrolli i cilësisë dhe optimizimi i proceseve.

Kualifikimet

Edukimi:
Kërkohet diplomë universitare në Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:

  • Kërkohet të paktën 10 vite përvojë e gjerë në projektim.
  • Nevojiten jo më pak se 5 vite eksperiencë në rol drejtues.
  • Duhet të ketë përvojë dhe aftësi në zhvillim biznesi, si edhe në dizajn të brendshëm & projektim.
  • Kërkohen aftësi shumë të mira drejtuese, menaxheriale dhe ndërpersonale për të udhëhequr dhe motivuar ekipin në mënyrë efektive.
  • Nevojiten aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim për bashkëpunim me palët e interesuara dhe për prezantimin e koncepteve të dizajnit te klientët.
  • Duhet të ketë eksperiencë të rëndësishme në koordinim, delegim, mentorim dhe në ofrimin e feedback-ut për ekipin.
  • Kërkohet aftësi për të kuptuar dhe zbatuar koncepte, praktika dhe procedura komplekse në fushën e dizajnit të brendshëm dhe të detajimit të projekteve.
  • Duhet të zotërojë njohuri të programeve AutoCAD, SketchUp, 3D Max, Photoshop, Revit etj.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi