Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Inxhinier Zbatimi (Infrastrukture)
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast (Infrastruktura), Palasë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Zbatimit per Infrastukturen zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Requirements
- Verifikimi i përputhshmërisë së projektit dhe detajeve teknike (identifikimi i mospërputhjeve ndërmjet projekteve arkitekturore, strukturore, KUZ, KUB dhe infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), si dhe shqyrtimi i detajeve dhe ofrimi i zgjidhjeve teknike për zbatim;
- Hartimi dhe monitorimi i grafikut të punimeve në përputhje me projektin dhe planin organizativ;
- Përgatitja dhe verifikimi i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në kantier, përfshirë procesverbalet, librat e masave, raportet e ecurisë së punimeve, procesverbalet e piketimit dhe kolaudimit, etj.;
- Kontrolli i cilësisë dhe çështjeve të sigurisë në kantier, duke siguruar respektimin e standardeve QA/QC, HSE dhe rregulloreve në fuqi;
- Mbikëqyrja e nënkontraktorëve dhe marrja e masave të nevojshme për përmbushjen e kërkesave ligjore mbi sigurinë teknike në kantier;
- Monitorimi i cilësisë së materialeve të para të furnizuara në kantier nga furnitorë të ndryshëm;
- Miratimi i materialeve të zbatuara në kantier;
- Sigurimi që zbatimi i punimeve të jetë në përputhje me politikat e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
- Pranimi i punimeve të përfunduara dhe realizimi i inspektimeve periodike;
- Përgatitja e listave të mangësive (“snag list”) ose evidencave të punimeve të papërfunduara gjatë procesit të kolaudimit;
- Zbatimi rigoroz i kontratave me kontraktorët;
- Respektimi i rregulloreve teknike dhe politikave të kodit të veshjes;
- Përgatitja e dosjeve të cilësisë për materiale specifike të importuara që nuk mund të analizohen në laboratorët e kompanisë;
- Sigurimi i zbatimit cilësor të proceseve të ndryshme teknologjike gjatë ekzekutimit të punimeve;
- Organizimi dhe koordinimi i stafit në varësi (teknikë, përgjegjës kantieri, hidraulikë, elektricistë, topografë) për aktivitetet në kantier;
- Mbikëqyrja e punimeve, planifikimi i fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, si dhe koordinimi i grafikut të punimeve ndërmjet kontraktorëve në fazat ku aktivitetet mbivendosen;
- Identifikimi i nevojave për materiale dhe garantimi i menaxhimit të tyre të duhur, së bashku me administrimin e makinerive dhe fuqisë punëtore;
- Përgatitja e raporteve ditore dhe javore mbi problematikat dhe progresin e projektit;
- Kontrolli periodik i kostove në përputhje me buxhetin;
- Identifikimi, planifikimi dhe përllogaritja e volumeve për zërat e punimeve të parashikuara në buxhet, si dhe për punime të reja ose të paparashikuara.
- Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në projekte infrastrukturore;
- Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe koordinuar projektet MEP, si dhe për të bashkërenduar punimet me disiplinat përkatëse;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, kontrata, korrespondencë biznesi, procedura dhe manuale teknike;
- Aftësi për menaxhimin dhe ndjekjen e kontratave dhe projekteve specifike në fushën e ndërtimit;
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, prezantim i qartë i problematikave, si dhe përgatitje raportesh teknike dhe operative;
- Njohuri të mira dhe përdorim praktik i programeve kompjuterike si AutoCAD (CAD), Excel, MS Project, Revit, etj.
Benefits
Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.