
Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është një kompani udhëheqëse në fushën e ndërtimit dhe investimeve në projekte zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon. E krijuar në vitin 2001, kjo kompani vepron në ndërtimet civile dhe industriale, duke përfshirë Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, aktualisht ai është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimtaria e tij shtrihet në disa sektorë, si bankat, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, menaxhimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë në ekip, BALFIN Group vijon zgjerimin në mënyrë të qëndrueshme, i mbështetur nga etika e fortë në biznes, qëndrueshmëria financiare, inovacioni dhe përkushtimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni i ofruar është Inxhinier Gjeodet në Departamentin Teknik, me vendndodhje në Green Coast (Infrastruktura), Palasë.
Qëllimi kryesor i këtij roli është kryerja e detyrave që lidhen me hartimin e rilevimeve topografike speciale, të cilat kërkojnë mjete të posaçme dhe organizim të veçantë, si edhe realizimi i punimeve topogjeodezike në objekte inxhinierike, punimeve speciale gjeodezike, rrjetit mbështetës dhe përpunimit të volumeve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në degën Gjeodezi.
Kërkesat e pozicionit:
Afati i dorëzimit: 02.06.2026