• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Balfin Construction

Inxhinier Civil (Infrastrukturë) Dhermi

Balfin Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriHimarë, Dhërmi3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është një kompani udhëheqëse në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe në rajon. E krijuar në vitin 2001, kjo kompani vepron në ndërtimet civile dhe industriale, duke përfshirë qendra tregtare, objekte rezidenciale, qendra sociale e kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, grupi është i pranishëm sot në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimtaria e tij shtrihet në disa fusha, si bankat, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, menaxhimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.

Me rreth 5,500 profesionistë të angazhuar, BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, i mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe përkushtim afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Pozicioni: Inxhinier Civil (Infrastrukture)

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Green Coast (Infrastruktura), Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri i Zbatimit për Infrastrukturën ndjek udhëzimet e Drejtuesit të Kantierit dhe mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, KTZ, legjislacionin në fuqi, si edhe kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Detyrat

  • Kontrollon përputhjen e projektit me detajet teknike, duke evidentuar mospërputhjet mes projekteve arkitekturore, strukturore, KUZ, KUB dhe infrastrukturës inxhinierike nëntokësore, si edhe duke shqyrtuar detajet për të propozuar zgjidhje teknike për zbatim.
  • Përgatit dhe ndjek ecurinë e grafikut të punimeve në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
  • Harton dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier, duke përfshirë procesverbalet, librat e masave, raportet e progresit të punimeve, procesverbalet e piketimit dhe ato të kolaudimit.
  • Mbikëqyr cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, duke garantuar respektimin e standardeve QA/QC, HSE dhe rregulloreve në fuqi.
  • Ndjek punën e nënkontraktorëve dhe merr masat e nevojshme për përmbushjen e kërkesave ligjore që lidhen me sigurinë teknike në kantier.
  • Monitoron cilësinë e materialeve të para që furnizohen në kantier nga furnitorë të ndryshëm.
  • Jep miratimin për materialet që përdoren në kantier.
  • Siguron që zbatimi i punimeve të respektojë politikat e kompanisë për menaxhimin e cilësisë.
  • Merr në dorëzim punimet e përfunduara dhe kryen inspektime periodike.
  • Përgatit listat e mangësive (“snag list”) ose evidencat e punimeve të pambaruara gjatë procesit të kolaudimit.
  • Zbaton me përpikëri kontratat e lidhura me kontraktorët.
  • Respekton rregulloret teknike dhe politikat që lidhen me kodin e veshjes.
  • Përgatit dosjet e cilësisë për materiale specifike të importuara që nuk mund të testohen në laboratorët e kompanisë.
  • Garantonn zbatimin cilësor të proceseve të ndryshme teknologjike gjatë ekzekutimit të punimeve.
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi, përfshirë teknikët, përgjegjësit e kantierit, hidraulikët, elektricistët dhe topografët, për aktivitetet që zhvillohen në kantier.
  • Mbikëqyr punimet, planifikon frontet e punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, si edhe koordinon grafikun e punimeve mes kontraktorëve në fazat kur aktivitetet mbivendosen.
  • Identifikon nevojat për materiale dhe siguron administrimin e duhur të tyre, së bashku me menaxhimin e makinerive dhe të fuqisë punëtore.
  • Përgatit raporte ditore dhe javore mbi problematikat dhe ecurinë e projektit.
  • Kryen kontroll periodik të kostove në përputhje me buxhetin.
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e punimeve të parashikuara në buxhet, si edhe për punime të reja ose të paparashikuara.

Kualifikimet

Edukimi: Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në punime civile.
  • Të ketë aftësi për të lexuar, kuptuar dhe koordinuar projektet MEP, si edhe për të bashkërenduar punimet me disiplinat përkatëse.
  • Të dijë të lexojë, analizojë dhe interpretojë projekte, kontrata, korrespondencë biznesi, procedura dhe manuale teknike.
  • Të ketë aftësi në menaxhimin dhe ndjekjen e kontratave dhe projekteve specifike në fushën e ndërtimit.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, prezantim të qartë të problematikave, si edhe përgatitje raportesh teknike dhe operative.
  • Të ketë njohuri të mira dhe përdorim praktik të programeve kompjuterike si AutoCAD (CAD), Excel, MS Project, Revit, etj.