Punonjës zyre - Shërbim klienti (DHL)
Përshkrimi: Kërkojmë një punonjës zyre të përgjegjshëm dhe komunikues për shërbim klienti në pikën e shërbimit DHL. Kandidati do të jetë përgjegjës për pritjen e klientëve, pranimin dhe përpunimin e dërgesave, si dhe asistencën në çdo kërkesë që lidhet me shërbimet postare dhe logjistike.
Detyrat:
- Mirëpret dhe asiston klientët në zyre.
- Regjistron dhe përpunon dërgesat hyrëse dhe dalëse.
- Jep informacion mbi çmimet, destinacionet dhe afatet e transportit.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për dërgesat.
- Menaxhon pagesat dhe lëshon faturat.
- Ndjek statusin e dërgesave dhe informon klientët.
- Mban komunikim të rregullt me partnerët dhe departamentet përkatëse.
- Siguron rend dhe organizim në ambientin e zyrë.
Kualifikimet:
- Eksperiencë në shërbim klienti ose administratë (e preferueshme).
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe email-it.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar me klientë dhe nën presion.
Shënime: Ofrojme ambient profesional pune. Mundesi per avancim ne karriere dhe rritje page sipas performances.