Përshkrimi
Agjenti Detar & Office Manager është përgjegjës për koordinimin operacional dhe administrativ të jahteve/anijeve gjatë operimit në portet shqiptare. Pozicioni përfshin përgatitjen e dokumentacionit, komunikimin me autoritetet dhe klientët, organizimin e procedurave portuale, si dhe mbështetjen e përgjithshme të aktivitetit të zyrës dhe operacioneve ditore të kompanisë.
Detyrat
- Përgatit dhe administron dokumentacionin e nevojshëm për hyrje/dalje portuale.
- Kryen njoftimet dhe procedurat pranë institucioneve shtetërore dhe autoriteteve portuale.
- Koordinon pritjen, asistencën dhe përcjelljen e jahteve/anijeve dhe ekuipazheve.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me kapitenët, klientët dhe partnerët.
- Organizon shërbimet operative sipas kërkesave të klientëve.
- Monitoron dhe ndjek afatet operative dhe administrative.
- Menaxhon korrespondencën elektronike dhe dokumentacionin e zyrës.
- Mbështet aktivitetet e përgjithshme administrative dhe operative të kompanisë.
- Siguron korrektësi, konfidencialitet dhe profesionalizëm në çdo procedurë pune
Kualifikimet
- Arsim i lartë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike dhe email-it.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata dinamike.
- Sjellje profesionale dhe korrektësi në komunikim me klientët dhe institucionet.
- Patentë drejtimi përbën avantazh.
- Çdo gjuhë e huaj shtesë, eksperiencë në administratë, logjistikë, turizëm ose sektorin detar përbën avantazh