• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Nuk ka punë aktive

Kjo kompani nuk ka punë të publikuara aktualisht.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
AZTECH

Human Resources Officer

AZTECH
Burime Njerezore (HR)Lipjan3 ditë më parëFull Time

Rreth Aztech Group

Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Decathlon, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.

AZTECH është në kërkim të një kandidati/eje të kualifikuar dhe profesional/e për pozitën:

Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore

Lokacioni: Mazgit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (publikimi i shpalljeve, organizimi i intervistave, përgatitja dhe kompletimi i dokumentacionit për punonjësit e rinj, etj.);
  • Mirëmban dhe përditëson të dhënat lidhur me prezencën, mungesat dhe lëvizjet e punonjësve;
  • Administron, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e punonjësve;
  • Siguron zbatimin korrekt të politikave, procedurave dhe praktikave të Burimeve Njerëzore;
  • Mbështet përgatitjen e kontratave të punës dhe asiston në përgatitjen e listës së pagave (payroll);
  • Përgatit raporte të rregullta dhe analiza lidhur me të dhënat e punonjësve;
  • Kryen detyra të tjera administrative dhe profesionale sipas kërkesave të punëdhënësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Shkenca Shoqërore ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite përvojë pune relevante në fushën e Burimeve Njerëzore (preferohet);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-njerëzor;
  • Aftësi analitike, organizative dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Njohuri shumë të mira të pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Leje vozitjeje – kategoria B (preferohet).

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Shujta ditore;
  • Transport të siguruar nga kompania;
  • Ambient dinamik dhe profesional pune në një kompani lidere në tregun kosovar;
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

Informata shtesë:

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.