• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Aztech Electronics

Menaxher i Shitjes me Pakicë (Retail Sales Manager)

Aztech Electronics
Apliko
ShitjePrishtinë3 javë më parëFull Time

Menaxher i Shitjes me Pakicë (Retail Sales Manager)

Rreth Aztech Group:

Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shopping Mall, GiFi, Decathlon, Zeta dhe Area 360. Me fokus në performancë, eksperiencë klienti dhe standarde të larta operimi, grupi po zgjerohet vazhdimisht në treg.

Përshkrimi i pozitës:

Menaxheri i Shitjeve me Pakicë në Aztech Electronics është përgjegjës për menaxhimin dhe performancën e rrjetit të pikave të shitjes, duke siguruar arritjen e objektivave, standarde të larta operimi dhe zhvillimin e vazhdueshëm të menaxherëve të pikave. Ky rol kërkon prezencë në terren, kontroll të vazhdueshëm dhe ndikim direkt në rezultatet e shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i performancës së pikave të shitjes dhe arritja e targeteve
  • Kontrolli i rregullt i pikave për standarde operimi, prezantim dhe shërbim ndaj klientit
  • Trajnimi, zhvillimi dhe motivimi i menaxherëve të pikave
  • Monitorimi i shitjeve, stokut dhe indikatorëve kyç (KPI)
  • Identifikimi i problemeve në terren dhe zgjidhja e shpejtë e tyre
  • Bashkëpunim me departamentet e furnizimit, marketingut dhe operacioneve
  • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe iniciativave promocionale
  • Raportim i rregullt mbi performancën dhe propozim i përmirësimeve

Kandidati ideal:

  • Eksperiencë në retail, menaxhim shitjesh ose menaxhim ekipesh
  • Aftësi të forta lidershipi dhe menaxhimi njerëzor
  • I orientuar drejt rezultateve dhe performancës
  • Komunikues i fortë dhe motivues i ekipeve
  • I organizuar, proaktiv dhe i gatshëm për punë në terren
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrje e shpejtë
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze është përparësi

Çfarë ofrojmë:

  • Rol me ndikim direkt në performancën e biznesit
  • Ambient pune profesional dhe të organizuar
  • Stabilitet dhe mundësi zhvillimi në karrierë
  • Trajnim dhe rritje profesionale
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujta ditore
  • Transport i organizuar nga kompania
  • Pagë konkurruese në treg
  • Bonus bazuar në performancë
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 15.05.2026