• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Aztech Electronics

Menaxher i Furnizimit, Kategori Menaxher (3)

Aztech Electronics
Apliko
Biznes & MenaxhimPrishtinë3 javë më parëFull Time

Rreth Aztech Group

Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shopping Mall, GiFi, Decathlon, Zeta dhe Area 360. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.

Ne besojmë në njerëz me ambicie dhe rezultate dhe krijojmë hapësirë për ata që duan të rriten dhe të bëjnë diferencë reale.

Aztech po zgjerohet.
Nuk kërkojmë vetëm menaxherë, kërkojmë njerëz që ndërtojnë, vendosin dhe rrisin biznes.

Pozita: Menaxher i Furnizimit

Si Menaxher i Furnizimit, do të jeni përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe operacional të zinxhirit të furnizimit, duke siguruar efikasitet, optimizim të kostove dhe disponueshmëri të vazhdueshme të produkteve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i plotë i procesit të furnizimit: planifikim, organizim dhe ekzekutim
  • Negocimi me furnitorë vendorë dhe ndërkombëtarë për çmime dhe kushte optimale
  • Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i balancës ndërmjet kërkesës dhe furnizimit
  • Analizë e tregut dhe identifikimi i mundësive për optimizim të kostove
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me furnitorë
  • Bashkëpunim i ngushtë me departamentet e shitjes, financës dhe operacioneve
  • Monitorimi i KPI-ve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të furnizimit

Kandidati ideal:

  • Ka eksperiencë në furnizim, procurement ose retail
  • Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt efikasitetit dhe kostos
  • Aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e domosdoshme)
  • Proaktiv, i organizuar dhe me sens të lartë përgjegjësie
  • I motivuar për të ndërtuar procese dhe për të rritur performancën operative

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujta ditore
  • Transporti i organizuar nga kompania
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
  • Bonus bazuar në performancë
  • Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
  • Mundësi reale rritjeje brenda grupit

Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.

Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)

Pozita: Kategori Menaxher (3 pozita)

Si Menaxher i Kategorisë, do të jeni përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kategorisë suaj, duke siguruar rritje të shitjes, optimizim të portofolit të produkteve dhe një eksperiencë të shkëlqyer për klientin.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i plotë i kategorisë: planifikim, zhvillim dhe ekzekutim i strategjisë së shitjes
  • Analizë e tregut, konkurrencës dhe trendeve për të identifikuar mundësi rritjeje
  • Përzgjedhja dhe menaxhimi i portofolit të produkteve
  • Negocimi me furnitorë dhe ndërtimwi i partneriteteve afatgjata
  • Menaxhimi i çmimeve, marzhave dhe performancës financiare të kategorisë
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe operacioneve
  • Monitorimi i KPI-ve dhe marrja e vendimeve të bazuara në të dhëna

Kandidati ideal:

  • Ka eksperiencë në menaxhim kategorie, retail ose furnizim
  • Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt rezultateve
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e domosdoshme)
  • Aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi
  • Proaktiv, i organizuar dhe me sens të lartë përgjegjësie
  • I motivuar për të ndërtuar dhe rritur kategori me impakt real në biznes

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujta ditore
  • Transporti i organizuar nga kompania
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
  • Bonus bazuar në performancë
  • Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
  • Mundësi reale rritjeje brenda grupit

Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.

Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)