Rreth Aztech Group
Aztech Group është një kompani në zhvillim të vazhdueshëm që vepron në disa sektorë përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shopping Mall, GiFi, Decathlon, Zeta dhe Area 360. Grupi është i orientuar drejt performancës, përvojës së klientit dhe standardeve të larta të funksionimit, duke vazhduar zgjerimin e tij në treg.
Ne krijojmë ekipe që sjellin rezultate dhe synojmë të angazhojmë udhëheqës që dinë t’i avancojnë ato.
Marketing Lead (Aztech)
Përshkrimi i pozitës
Pozita e Marketing Lead ka për detyrë të organizojë, koordinojë dhe zbatojë aktivitetet e marketingut që ndihmojnë realizimin e objektivave të biznesit dhe rritjen e brendit. Ky rol përfshin menaxhimin e fushatave promocionale, bashkëpunimin me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm, përcjelljen e rezultateve të aktiviteteve të marketingut dhe identifikimin e mundësive të reja për promovim dhe zhvillim.
Profili i përshtatshëm për këtë pozitë është një kandidat kreativ, i strukturuar, i fokusuar në rezultate dhe me aftësi të mira në komunikim dhe koordinim.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon, koordinon dhe mbikëqyr fushatat dhe aktivitetet e marketingut të kompanisë.
- Kujdeset që aktivitetet e marketingut të zbatohen në përputhje me objektivat, afatet dhe buxhetin e vendosur.
- Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut në bashkëpunim me menaxhmentin.
- Menaxhon koordinimin e fushatave promocionale për produktet dhe shërbimet e kompanisë në kanale të ndryshme, duke përfshirë fletushka, rrjete sociale, materiale promocionale dhe media të tjera.
- Përgatit dhe bashkërendon përmbajtjen për fletushka, katalogë, postime, oferta dhe materiale të tjera të marketingut.
- Mbikëqyr përgatitjen, prodhimin dhe shpërndarjen e fletushkave dhe materialeve promocionale.
- Punon ngushtë me ekipin e shitjes, dizajnerët, agjencitë, shtypshkronjat dhe partnerë të tjerë për realizimin e fushatave.
- Zhvillon hulumtime të tregut dhe të konkurrencës për të gjetur mundësi të reja për promovim, pozicionim dhe rritje.
- Ndjek aktivitetet e marketingut dhe harton raporte mbi rezultatet e fushatave.
- Siguron që brendi të ruajë konsistencën dhe që kompania të prezantohet në mënyrë të duhur në treg.
- Jep mbështetje në përgatitjen e buxhetit të marketingut dhe kontrollon shpenzimet e aktiviteteve promocionale.
- Sugjeron ide të reja për fushata, promovime dhe aktivitete që ndikojnë në rritjen e shitjeve dhe njohjes së brendit.
- Koordinon dhe përkrah ekipin e brendshëm në përmbushjen e detyrave të marketingut.
Kandidati ideal:
- Ka mbi 3 vite përvojë pune në marketing, promocione, shitje, retail ose role të ngjashme.
- Kandidatët me përvojë në planifikimin dhe koordinimin e fushatave promocionale do të kenë përparësi.
- Ka aftësi të mira organizative dhe mundësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.
- Ka aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të brendshme dhe partnerë të jashtëm.
- Zotëron njohuri bazike në marketing digjital, rrjete sociale dhe materiale promocionale.
- Ka njohuri të mira të MS Office / Google Workspace / Meta platforms.
- Është i aftë të punojë me afate, buxhete dhe objektiva të qarta.
- Shquhet për kreativitet, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.
- Patentë shoferi e kategorisë B konsiderohet avantazh, veçanërisht kur pozita kërkon vizita në pika të shitjes ose angazhime në terren.
Çfarë ofrojmë:
- Pozitë me ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e biznesit.
- Ambient pune profesional dhe të mirëorganizuar.
- Stabilitet dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
- Trajnim dhe avancim profesional.
- Sigurim shëndetësor.
- Shujta ditore.
- Transport të organizuar nga kompania.
- Pagë konkurruese në treg.
- Bonus sipas performancës.
- Trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.