• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Aztech Electronics

E-Commerce & B2B Manager

Aztech Electronics
Apliko
Biznes & MenaxhimPrishtinë3 ditë më parëFull Time

Rreth Aztech Group

Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Decathlon, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.

Ne besojmë në njerëz me ambicie dhe rezultate dhe krijojmë hapësirë për ata që duan të rriten dhe të bëjnë diferencë reale.

Pozita: E-Commerce & B2B Manager

Pozita E-Commerce & B2B Manager është përgjegjëse për menaxhimin dhe zhvillimin e kanaleve online të shitjes, bashkëpunimeve korporative dhe partneriteteve strategjike të kompanisë. Roli ka fokus në rritjen e performancës së e-commerce, zhvillimin e klientëve B2B, optimizimin e eksperiencës së klientit dhe zgjerimin e kanaleve digjitale të shitjes.

Ky rol kërkon një profil me aftësi të forta organizative, analitike dhe komerciale, i cili koordinon ngushtë operacionet online, projektet digjitale dhe bashkëpunimin ndërmjet departamenteve për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të biznesit.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Menaxhimi i E-Commerce

  • Menaxhon operimin ditor të platformave online të kompanisë
  • Siguron funksionimin korrekt të webshop-it, pagesave online, porosive dhe delivery
  • Koordinon publikimin e produkteve, kategorive, çmimeve dhe promocioneve
  • Monitoron performancën e shitjeve online dhe propozon masa për rritje
  • Analizon sjelljen e klientëve dhe përmirëson eksperiencën online
  • Siguron standarde të larta në customer experience dhe support online

2. Menaxhimi i B2B dhe Corporate Sales

  • Menaxhon klientët korporativë dhe bashkëpunimet B2B
  • Përgatit oferta komerciale dhe negocion kushte bashkëpunimi
  • Identifikon mundësi të reja për shitje korporative
  • Koordinon procesin e porosive nga kërkesa deri në dorëzim
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët B2B

3. Marketplace & Partneritete Strategjike

  • Menaxhon aktivitetet në marketplace dhe partnerët ekzistues
  • Koordinon komunikimin dhe proceset operative me partnerët
  • Monitoron performancën e bashkëpunimeve dhe propozon optimizime
  • Zhvillon partneritete të reja strategjike në e-commerce dhe B2B
  • Negocion dhe implementon bashkëpunime të reja digjitale

4. Koordinimi me departamentet

  • Bashkëpunon me Retail, Marketing, Finance, IT dhe Logistics
  • Siguron sinkronizimin e stokut online me dyqanet fizike
  • Koordinon integrimet me POS, ERP dhe sistemet e pagesave
  • Mbështet implementimin e projekteve omnichannel

5. Menaxhimi i projekteve digjitale

  • Udhëheq projekte në e-commerce dhe zhvillim digjital
  • Propozon funksionalitete të reja për platformën online
  • Koordinon partnerët teknologjikë në implementim
  • Monitoron afatet, progresin dhe rezultatet e projekteve

6. Analiza dhe raportimi

  • Përgatit raporte mbi shitjet online dhe KPI-t kryesore
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet e e-commerce
  • Propozon strategji për rritje të shitjeve dhe efikasitetit

7. Marketing digjital dhe promocione

  • Koordinon fushatat online me Marketingun
  • Siguron implementimin korrekt të ofertave dhe kampanjave
  • Kontribuon në strategjinë e komunikimit digjital

KPI-t kryesore

  • Rritja e shitjeve online
  • Rritja e klientëve B2B
  • Conversion Rate
  • Average Order Value (AOV)
  • Customer Satisfaction
  • Delivery Performance
  • Website traffic dhe engagement
  • Numri i partneriteteve B2B
  • Rritja e bashkëpunimeve marketplace

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujta ditore
  • Transporti I organizuar nga kompania
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
  • Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
  • Mundësi reale rritjeje brenda grupit

Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.

Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)