Përshkrimi
AZA Electronics po kërkon të shtojë në ekip një AGJENT SHITES.
Pozicioni i punës ndodhet në Tirane.
Detyrat
- Të komunikojë me klientët dhe t’u ofrojë shërbim në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të arrijë objektivat mujore të shitjeve, si në nivel individual ashtu edhe në grup.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen, sistemimin dhe vendosjen e produkteve në sektorin që mbulon.
- Të ketë njohuri mbi gjendjen e produkteve dhe të ndjekë stokun në sektorin përkatës.
- Të trajtojë ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë.
- Të sqarojë klientët për çmimet e produkteve dhe format e mundshme të pagesës.
- T’u shpjegojë klientëve mënyrën e përdorimit dhe funksionimit të produkteve.
- Të mbajë komunikim profesional me klientët dhe me kolegët.
- Të sigurojë që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.