Titulli i punës: Menaxher Produktesh (Product Manager)
Kompania: AZA Electronics
Vendndodhja: Zyrat Qendrore, Vlorë
Përshkrimi:
- AZA Electronics kërkon të punësojë Menaxher Produktesh (Product Manager) pranë zyrave Qendrore Vlorë.
Detyrat:
- Planifikon dhe menaxhon gamën e produkteve, planet e shitjes dhe të stokut.
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me furnitorët përkatës, negocion për çmimet e produkteve.
- Vendos dhe analizon çmimet e shitjes mbi informacionin e tregut dhe standardet e kompanisë.
- Monitoron vazhdimisht realizimin e shitjeve të produkteve mbi bazën e objektivave.
- Bashkëpunon dhe ndërvepron me dep. shitjeve dhe dep. marketing për fushatat promocionale.
Kualifikimet:
- Të flasë dhe shkruajë në nivel të kënaqshëm gjuhën angleze.
- Të përdorë në mënyrë të kënaqshme programet bazë të paketes Office.
- Të jetë e aftë të punojë dhe kryejë detyra në mënyrë të pavarur.
- Të ketë aftësi komunikative dhe ndërvepruese për kryerjen e detyrave në grup.
Dokumentet e kërkuara: