Përshkrimi
AZA Electronics po kërkon të punësojë një Arketare.
Pozicioni i punës ndodhet në TIRANE.
Detyrat
- Ndihmon në mbajtjen dhe sistemimin e dyqanit.
- Regjistron çdo blerje të klientëve dhe siguron lëshimin e faturës përkatëse.
- Kryen arkëtimin e pagesave në lekë.
- Përgjigjet për përputhjen dhe saktësinë e arkës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit.
- Të dijë të përdorë paketën OFFICE.
- Të ketë njohuri mbi programin FINANCA 5, pa qenë kusht i detyrueshëm.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi.
- Të jetë e aftë të ruajë konfidencialitetin.
Shënime
- Përparësi do t’u jepet kandidateve që kanë përvojë të mëparshme në shitje dhe në kasë.
- Orari i punës është 6 orë në ditë.
- Një ditë në javë është pushim.